Formacionet zyrtare: Luftëtari - Ventspils, ka surpriza!
Sot në orën 20:00 Luftëtari do të luajë përballë Ventspils që kualifikimin e ka thjesht një formalitet.
Trajneri Milosh Kostiç ka lënë jashtë portierin Bukovski dhe vendin e tij do të luajë Ruçi, ndërkohë që në stol ka përfunduar edhe Dejvi Bregu.
Ja formacionet zyrtare:
Luftëtari: Ruçi, Rapo, Janiçiç, Rapa, Liçaj, Aleksi, Vucaj, Ramadani, Milosavljev, Ymeraj, Shkurtaj
Ventspils: Uvarenko, Mamah, Jagodinskis, Rugins, Alfa, Neziri, Tosin, Batista, Manjagaladze, Pavlov, Akinjemi
Rezultati 5-0 i takimit të parë nuk i jep shpresë Luftëtarit që është me një këmbë jashtë këtij kompeticioni.