FOTO/ Detajet e para nga të shtënat në Radhimë, i kërkuari 'luftë' me Policinë

Dalin detajet e para për të të shtënave me armë që ka pasur sot  në Radhimë të Vlorës. 

Mësohet se të shtënat janë dëgjuar pranë një hoteli dhe ka pasur panik mes turistëve.

Ka qenë një person i kërkuar nga policia, i cili i është përgjigjur me zjarr, tentativës së policisë, për ta arrestuar. Nga ana e saj, edhe Policia është kundërpërgjigjur me armë.

Policia kishte të dhëna se personi i kërkuar, jetonte në një banesë në Radhimë dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Nuk dihet ende autori i këtij akti.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17: 24 minuta.