3 super blerjet e vitit/ Ja formacioni i Realit me transfertat e bujshme

Pas largimit të Ronaldos, Reali i Madridit me në krye Julen Lopetegui pritet të përfshihet në një revolucion ku do të ketë shumë largime dhe njëkohësisht blerje të bujshme.

Së fundmi në mediat iberike po qarkullon një foto me formacionin e mundshëm për sezonin e ri të “Los Blancos”, shkruan SYRI.net.

Alisson preferohet në portë, ndërsa investime do të prekin edhe repartin e sulmit.

Mbappe dhe Hazard supozohen si dy blerjet e bujshme të Realit që tashmë është në përfundim të negociatave me anësorin belg.

Më pas do të nisë operacioni intensiv për të nënshkruar me portierin e Romës për të cilin interesohet Liverpooli.

Ndërsa Mbappe është misioni më i vështirë por jo i pamundur për Perez që pas largimit të CR7 premtoi afrime të bujshme.