VIDEO/ Ultrasit qipriotë mbërrijnë në Laç, ja si këndojnë në autobus

Pak minuta para startit të ndeshjes së kthimit të turit të parë të Europa League, Laçi-Anorthosis (17:00), kanë mbërritur në qytetin e Laçit rreth 70 ultras të skuadrës qipriote.

Të ndarë në dy autobusë, gjatë rrugës ata kanë kënduar në kor me fjalët: “Dopio fitore në Shqipëri“.

Një video ka qarkulluar pak më parë në mediat qipriote, teksa tifozë të Anorthosis po shkonin drejt stadiumit.

Në dispozicion ishin 150 bileta, por vetëm 70 ultras kanë udhëtuar nga Qipro.