Mbytet një 70-vjeçar tek Shkëmbi i Kavajës

Një 70-vjeçar është mbytur tek Shkëmbi i Kavajës. Trupi është gjetur para pak minutash në breg nga pushuesit. Nuk dihet identiteti i tij. 

Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ndihma ka qënë e kotë sepse burri kishte ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të vdekjes dhe identitetin e viktimës më së fundit në det.