Presidentja kroate: Jemi miq që nga koha e Venedikut

 Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit mnë BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE, tha Kitaroviç. 

Kroacia nuk e harron sakrificën e shqiptarëve, 2 vite më parë u themelua në Zagreb shoqata e artistëve. Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve. Shqiptarët janë të respektuar në Kroaci, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, tha Presdenjai kroate.

Kitaroviç ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë. Presidentja zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot, pritet të marrë nga qyteti i Beratit titullin "Qytetar nderi".