Portieri shqiptar lë Italinë, transferohet te klubi i Superligës turke

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, aktualisht i Kosovës, Samir Ujkani, duket se do të transferohet në Turqi.

Ai ishte pjesë e Cremoneses në Serie B italiane. Transferimi është konfirmuar ditën e sotme nga mediat italiane.

Ekipi që do të përfitojë nga shërbimet e tij është Rizespor. Te turqit ai do të gjejë edhe sulmuesin e Kosovës, Muriqi.

Rizespor është një ekip që sapo është rikthyer në Superligën turke.