Mourinho vë në shënjestër dy yjet e Bayern Munchen

Te Bayerni Munchen nis një cikël i ri, jo vetëm sa i takon ardhjes së trajnerit Niko Kovaç, por edhe për grupin e lojtarëve, pasi është parashikuar një ndërrim gjeneratash.

Do të jetë sezoni i fundit për Riberi dhe Roben, por jo vetëm. Bavarezët kanë një politikë të qartë, por shpesh nuk arrijnë të ngjiten në nivelin e klubeve të tjera të mëdha të Europës.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka vendosur të “sulmojë” pikërisht Bayernin për të forcuar skuadrën e tij.

Ai kërkon dy nga titullarët më të rëndësishëm të gjermanëve, sulmuesin Robert Levandovski dhe mesfushorin Tiago Alkantara.

Polaku e ka bërë të ditur qartë se kërkon një sfidë të re, ndërsa për spanjollin është vullneti i të dyja palëve, lojtarit dhe klubit, për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit.

Alkantara kërkon të kthehet te Barcelona, por oferta e Manchesterit mund t’ia ndryshojë mendjen.

Mourinho, deri tani në heshtje, po tregon se dëshiron një ekip shumë më të fortë dhe synon të marrë dy lojtarët me përvojë të Bayernit.