Ndotja e mjedisit, sot gjyqi, pesë fshatra të Tiranës kundër Erion Veliajt

Tani, nis në Gjykaten Adminstartive ne Tiranë seanca gjyqësore e banoreve të 5 fshatrave në periferi të Tiranës kundër Bashkisë së Tiranës për ndotjen e mjedisit të 5 fshatrave nga ndërtimi prej saj i një fabrike asfaltobetoni.

Në janar 2018, Bashkia ndërtoi në fshatin Pezë Helmës një fabrikë për prodhimin e asfaltobetonit. Vendi ku e kanë ndërtuar është në mes të pesë fshatrave me gati 12 000 banorë. Pezë Helmes, Kalaç, Ura e Beshirit, Menik, Pezë e Vogel.

Kur ndizet kjo fabrikë, e gjithe zona mbushet me tym dhe me erë të keqe. Fabrika nuk ka Lejen Mjedisore, por ka prova filmike që nga oxhaku del tym. Seanca e sotme është e pesta. Këtë herë është një gjyqtar i ri, pasi asaj te parës iu bë kallëzim penal për fshehje provash. Banorët protestuan në 10 shkurt, por janë gati të protestojnë edhe me të shumtë në numer, nese Gjykata nuk jep drejtësi, por vendos nën presionin e politikes.