Juventusi nis bisedimet me klubin anglez për shitjen e Higuain

Juventus ka filluar në punë edhe për shitje të lojtarëve, pas blerjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se bardhezinjtë  kanë zhvilluar takimin e parë me Chelsean në lidhje me shitjen e sulmuesit Gonzalo Higuain.

Gjatë merkatos së verës ylli argjentinas pritet të largohet nga Torino pas ardhjes së Ronaldos.

Por, ardhja e tij te Chelsea është e lidhur me largimin e Alvaro Moratës nga “Stamford Bridge”.

Sulmuesi spanjoll ka zgjuar interesimin e Borussia Dortmundit ndaj pasi të realizohet largimi i tij, Higuain do të jetë blerja e re e Maurizio Sarri, ish-trajner i tij te Napoli.