Të shtëna me armë, plagosen dy persona

Ngjarjet e rënda vazhdojnë përsëri. Kësaj radhe dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Komunën e Vitisë.

Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e rajonit të Gjilanit.  Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Ekipet e hetuesisë dhe prokurori janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e rastit. Hashani ka bërë të ditur për “KlanKosova”, se në lidhje me këtë rast ende nuk ka të arrestuar.