Liberalizimi i vizave me Kosovën, Rama sulmon zyrtarët e Brukselit

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “hap pozitiv, por të stërvonuar” vendimin e Komisioni Evropian, që këtë të mërkurë dha rekomandim pozitiv për Kosovën sa i takon liberalizimit të vizave.

Kryeministri ka shfrytëzuar këtë rast për të sulmuar zyrtarët e BE-së në Bruksel të cilët jo më larg se para 3 javësh shtynë pa afat hapjen e negociatave të Shqipërisë.  

Ja postimi i plotë i Kryeministrit Rama

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”, shprehet Rama në një postim në faqen zyrtare të Facebook.