FOTO të rralla/ Ujku zbret në breg të Vjosës në mes të ditës

Për të pirë ujë në Vjosë apo për të kërkuar ushqim?

Një fenomen i rrallë është vënë re ditën e sotme tek ura e Leklit në aksin Përmet-Tepelenë, në brigjet e lumit Vjosë.

Një ujk është fotografuar duke ndenjur në brigjet e lumit.

Ndoshta për të pirë ujë, apo për të kërkuar ushqim pasi mali nuk ja siguron dot? 

Fotot jane bere publike ne Facebook nga Ares Ypi.

Duket se kafshët e egra nuk po gjejnë rehat në male.

Kujtojmë këtu rastin e Kukësit, ku një ari sulmoi një banor të zonës duke e dëmtuar në krah e sy.