Harroje Ronaldon, Juventusi transfertë të bujshme nga Anglia

Agjenti i Matteo Darmian tha se bisedimet po "ecin shumë mirë" në mënyrë që klienti i tij të transferohet te Juventusi.

Ditën e sotme përfaqësuesi Tullio Tinti u takua me drejtorin sportiv të Bianconerëve, Fabio Paratici për të arritur një marrëveshje.

Tinti ishte filmuar duke e lënë takimin këtë pasdite dhe u pyet se si po shkonin gjërat për Darmianin, shkruan SYRI.net.

"Avancim shumë i mirë", ishte përgjigjja e tij.

Ai më pas komentoi për gazetarët e “Sportitalia” pasi kamerat ishin fikur: "Ne jemi në një fazë të avancuar me Juventusin".

Është sugjeruar që Darmian do të zëvendësojë Alex Sandro, i cili po shkon drejt Paris Saint-Germain.

Çmimi i kërkuar i Manchester Unitedit është 20 milionë euro dhe deri më tani Juventusi kishte ofruar 13 milionë, por situata duket se ka ndryshuar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.