Pasi e tradhtoi me Afërdita Dreshajn, këngëtari i njohur shqiptar rikthehet me ish-bashkëshorten

Në vitin 2015 bëri bujë në media ndarja e reperit të njohur shqiptar, Agon Amiga, nga bashkëshortja. U përfol se shkak për divorcin e tyre ishte modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj.

Në atë kohë Agon Amiga dhe Afërdita publikuan një bashkëpunim, ku në klip shfaqeshin në skena të nxehta, mjaftoi kjo dhe në media u përfol, se mes tyre kishte diçka më shumë se sa shoqëri.

Pas atij klipi reperi lajmëroi se ai dhe bashkëshortja Egzona Syla i dhanë fund martesës disa vjeçare. Mirëpo vite pas ndarjes siç duket çifti i ka lënë pas mosmarrëveshjeve dhe janë pajtuar. Sipas ‘Magazina’ burime pranë dyshja kanë treguar se ata prej kohësh janë bashkë më të dashuruar se kurrë dhe po përjetojnë moment të lumtura në çift.