Avramopoulos konfirmon se Kosova i ka plotësuar kushtet për vizat

Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

"Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave.

Tani ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë.

Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt", ka thënë Avramopoulos ne nje konference per mediat te mbajtur se bashku me presidentin Hashim Thaçi.