Ronaldo po bën në Madrid këto veprime, s’i kishte menduar kurrë më parë kur ishte te Reali

Cristiano Ronaldo dëshiron që të bëjë një ndarje totale me Madridin.

Portugezi do që të fshijë çdo gjë që i përket jetesës në kryeqytetin spanjoll.

Kështu ai ka vendosur të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij luksoze në Madrid.

E gjitha kjo vjen sepse Ronaldo nuk do që t’i paguajë më asnjë taksë shtetit spanjoll, pasi sipas tij nuk ka pasur drejtësi për të.

Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se edhe hotelin që Ronaldo e kishte në ndërtim e sipër i ka ndërprerë punimet.

Ndarja midis Ronaldos dhe Realit ndoshta mund të ketë qenë një ndarje që asnjë nuk e priste në këtë mënyrë.