Serbët i zënë rrugën Isa Mustafës, nuk e lënë të shkojë në veri

Kryeministrit Isa Mustafa i është pamundësuar shkuarja në përurimin e një ure të ndërtuar nga KFOR-i, mes Zveçanit dhe Leposaviqit.

Nga burime brenda kabinetit të kryeministrit, Klan Kosova merr vesh se serbët lokal e kanë bllokuar rrugën në fshatin Rudare, duke i pamundësuar kalimin eskortës së të parit të ekzekutivit.

Për këtë arsye eskorta e kryeministrit Mustafa ka marrë rrugë tjetër, në mënyrë që të arrijë në destinacion.