FSHF hedh sot shortin e Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ditën e sotme do të hidhet edhe shorti për Kategorinë Superiore për sezonin e ri.

“Ditën e mërkurë, në orën 11:00, në sallën e konferencave për shtyp do të hidhet shorti për kampionatin e 80-të të futbollit”, njoftoi FSHF-ja.

Këtë sezon, Kategoria Superiore është parashikuar të nisë në datën 19 gusht.

Verdiktet e sezonit të fundit ishin me Vllazninë dhe Lushnjën të cilat ranë në Kategorinë e Parë dhe Tirana e Kastrioti siguruan ngjitjen në elitë nga gara në dy grupet e Kategorisë së Parë.