Bruksel, delegacioni kosovar nis takimin me Mogherinin

Delegacioni kosovar i prirë nga presidenti Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacollin, zëvendëskryeministrat Dardan Gashi dhe Fatmir Limaj, kanë hyrë në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.

Ata nuk janë prononcuar për media, dhe pritet që këtë ta bëjnë pas  përfundimit të takimit i cili pritet të zgjasë rreth 30 minuta.

Liderët e partive të koalicionit qeverisës gjenden në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.