FOTO/ Prej më shumë se 20 vitesh në skenë, ja sa ka ndryshuar Leonora Jakupi ndër vite

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të dashura në të gjitha trojet shqiptare. Ajo është bërë shumë shpejt pjesë e skenës muzikore dhe që në fillimet e saj arriti të rrëmbente zemrat e publikut shqiptar. Duke qenë se Leonora është rritur në skenë, të gjithë kanë parë edhe ndryshimet e saj ndër vite. Në fillimet e saj këngëtarja është shfaqur si një vajzë e ëmbël me flokë të errëta dhe kaçurrela.

Por me kalimin e viteve dhe rritjen e saj, ajo ka ndryshuar duke marrë gjithnjë e më shumë pamjen e një vajze plot elegancë dhe hijeshi. Për stilin e saj të veçantë Leonora konsiderohet si një ndër artistet më simpatike dhe me një shije tejet të sofistikuar.

Pas kaq shumë vitesh që zotëron skenën, Leonora me profesionalitet dhe siguri ajo është munduar të jap gjithmonë më të mirën për publikun. Ajo numëron 4 albume në diskografinë e saj dhe me dhjetëra këngë.

/revistawho