Shkëndija kualifikim me ‘zemër’ në dorë, rezultat befasues në Champions!

Pavarësisht fitores 5-0 ndeshjen e parë, Shkëndija e Tetovës përjetoi drithërima në minutat e fundit por u kualifikua për në raundin e dytë paraeliminator të Champions Leagues.

Uellsianët e TNS triumfuan në shtëpi me rezultatin 4-0 por duke vendosur në vështirësi skuadrën shqiptare që e kishte marrë shumë lehtë këtë përballje.

Një nënvlerësim i kundërshtarit që për pak sa nuk rezultoi fatal. Uellsianët arritën të shënonin 3 gola në 35 minutat e para duke shmangur kuqezinjtë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa në të dytën trajneri Osmani hodhi në fushë Ibrahimin dhe Radeskin, të cilët i kishte lënë në stol.

Uellsianët arritën të shënonin golin e 4-t në minutën e 96-të, por për fatin e tetovarëve nuk kishte më kohë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 4-0.