VIDEO/ Aktivitete në SHBA në kujtim të regjisorit Stan Dragoti

Në Shtetet e Bashkuara, disa nga mediat e kinemasë dhe Hollivudit, po përkujtojnë regjisorin e mirënjohur shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti, i cili vdiq më 13 korrik në Los Anxheles në moshën 86 vjeçare.

Stan Dragoti ishte regjisor i disa filmave që u bënë mjaft popullorë në SHBA si Love at First Bite dhe Mr. Mom.

Dragoti e filloi karrierën në fushën e reklamave. Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës 10 vjet më parë, ai përshkruan fillimisht se si arriti të krijojë reklamën e famshme I Love New York, për të përmirësuar imazhin e këtij qyteti. / Marrë nga Zëri i Amerikës