VIDEO-FOTO/ Zbulohen emrat, ja kush është shqiptari që vdiq bashkë me vajzën

Është zbuluar identiteti i shqiptarit nga Kosova dhe vajzës së tij që humbi jetën gjatë ditës së djeshme në një aksident të rëndë në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Shqiptari 26 vjeç dhe vajza e tij 5 vjeçe humbën jetën sot.

Ata janë identifikuar si Valon Memaj si dhe Luisa Memaj nga Deçani i Kosovës. Ai po udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ së bashku me dy vajzat e tij, njëra 5 vjeç dhe tjetra 3 vjeçe kur është përplasur me një maune.

Fatmirësisht vajza 3-vjeçare ka arritur të shpëtojë.

Shqiptari po kthehej nga vizita që kishte bërë tek prindërit e tij që po ashtu jetojnë në Shtutgart të Gjermanisë.

Të afërmit e shqiptarit që jetojnë në Llukë të Deçanit janë shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe kanë thënë se Valoni do vinte të premten për pushime në Kosovë.

‘Dimë vetëm që vetura e Valonit është aksidentuar me një kamion në autostradë. Dy vajzat e vogla Valoni i ka pasur prapa në veturë. Valoni ka shkuar në Gjermani që fëmijë. Të premten kanë pas me u nisë për në Kosovë.

Të gjithë familjen Valoni i ka në Gjermani. E ka vetëm edhe një vëlla. Lajmin neve na treguan familja atje. Nuk e dimë sigurt se kur do të kthehen trupat në Kosovë, po flitet për të premten’, shpjegon vajza e xhaxhait të të ndjerit.