U futën në fushë gjatë finales së Botërorit, ky është dënimi me burg për shkelësit

Finalja e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë pati disa miq të paftuar, të cilët hyn në fushën e lojës. Përgjegjësinë për këtë e mori grupi feminist “Pussy Riot”, të cilët arritën t’u shpëtojnë  personelit të sigurisë fizike dhe 4 persona, 3 femra dhe 1 mashkull vrapuan në drejtim të lojtarëve.

Ky grup është dënuar me 15 ditë burgim, pasi ky është vendimi maksimal, që mund të marrë një individ që mund të futet në fushë.

Ndërkohë  ata janë penalizuar përjetësisht për të marrë pjesë në një ndeshje. Këto janë dy dënimet maksimale, që mund të jepen pas këtij veprimi.