Hahn shqiptarëve: Keni qeveri të paaftë

Komisioneri për Zgjerim i BE Johannes Hahn i është drejtuar në fytyrë Kryeministrit Edi Rama duke thënë se Shqipërisë i duhen njerëz të aftë për të ecur përpara me negociatat.

Deklarata e pazakontë u bë gjatë një takimi me kabinetin qeveritar në Tiranë.

Komisioneri Hahn i bëri të qartë qeverisë shqiptare se faza përgatitore për hapjen e negociatave kërkon një punë madhore dhe personeli që duhet të kryejë këto detyra duhet të jetë i specializuar.

Johannes Hahn u shpreh se në fillim të shtatorit Shqipëria do të merret me kapitujt 23 dhe 24, të cile kanë të bëjnë me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e një vendi, tre prej arsyeve të shumta të cilat bllokuan negociatat e Shqipërisë në qershor.

Do të jetë thelbësore që të caktohen burime në personel që të përballeni me këtë proces. Në çdo ministri të linjës do tju duhet një personel i mjaftueshëm me përvojë që do të negociojë me ne, sepse nuk mund t’ja lini në dorë vetëm Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrisë. 

Do të negocioni, jo vetëm me ne por edhe me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë këtë procedurë kaq të rëndësishme. 

Jam i sigurt që të gjithë jeni të vetëdijshëm që rruga nuk ishte e lehtë,  tha Komisioneri Hahn.