", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Votoni për golin më të bukur të Botërorit! FIFA hap sondazhin në faqen e saj

FIFA, në adresën e saj zyrtare, ka përzgjedhur 18 nga golat e këtij Kampionati Botëror që sapo u mbyll për t’u votuar nga publiku si goli më i bukur.

Nga kampionët e botës goli i përzgjedhur është ai i mbrojtësit Benjamin Pavard kundër Argjentinës, ndeshje që përfundoi me shifrat 4-3.

Ndërkohë që mes listës të golave që janë përzgjedhur gjendet goli i Toni Kroos ndaj Suedisë, ai i Ricardo Quaresma kundër Iranit apo i Adnan Januzajt ndaj Anglisë.

I vetmi futbollist që konkurron në këtë klasifikim me dy gola është rusi Denis Cheryshev.