VIDEO/ Pas tërmeteve, shi e furtunë në Gjirin e Lalzit

Pas lekundjeve te shumta te rena javet e fundit, Gjiri i Lalzit sot eshte perfshire nga reshjet e shiut.

Një rrebesh shiu ka goditur Gjirin e Lalzit në mesditë, duke detyruar pushuesit të rrëmbejnë rrobat e të largohen me nxitim nga plazhi, siç tregojnë edhe pamjet e ardhura prej andej.

Rrebeshi ka goditur pas tërmeteve thuajse të përditshme që po e lëkundin këtë zonë këtë verë, e cila si asnjëherë ka kapur vëmendjen e opinionit me këto dukuri.