Ylli Manjani ka një propozim: Urgjent testin e drogës, për udhëheqësit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka goditur sërish sot nëpërmjet një statusi në facebook duke hedhir një propozim I cili është një rikthim i atij më të hershmit nga PD; politikanëve t’u bëhet testi i drogës. Sipas tij, ky propozim po rezulton mjaftë i rëndësishëm, sepse është urgjente të kuptojmë nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.

Postimi i Ylli Manjanit:

Për fat të keq propozimi i PD, që politikanëve t’u bë bëhet testi i drogës nuk u pranua, kur u miratua ligji për dekriminalizimin.

Dukej si propozim absurd, por koha tregoi se ky test është i rëndësishëm për të kuptuar nëse drejtohemi nga droga apo nga mendje të ftohta.

Fundja në këtë vend u bënë turlilloj eksperimentesh absurde, le të ishte bërë dhe ky!

Është për të mirën e përbashkët. Turbullimi i mendjes së udhëheqësve hall i madh publik dhe meriton vemendje.

Kurrë nuk është vonë…