", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ A e vodhi medaljen kjo grua? FIFA sqaron ngjarjen gjatë ceremonisë

Për këtë rast po flitet në mbarë botën, por edhe në Shqipëri.

Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të Federatës Gjermane, qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo u dorëzoi medaljet kroatëve dhe francezëve.

Për një moment ajo u duk sikur futi një medalje në xhep.

Gazetat dhe portalet vërshuan me tituj: “A e vodhi një medalje zonja e FIFA-s?”.

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar.

Sipas tyre, ishte një medalje e tepërt. Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip. Por ekipit francez i mungonte një anëtar.

Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep. Sipas FIFA-s, ajo u dërgua më vonë. Diçka normale.