Ylli i Napolit ‘injoron’ Ronaldon: Në Champions nuk na ka shënuar. Unë preferoj Messin

Lorenzo Insigne ka lënë pas polemikat e sezonit të kaluar mes Juventusit dhe Napolit.

I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, ai ka folur edhe për përforcimin e madh të Juventusit, Cristiano Ronaldon.

“Unë jam kureshtar të shoh se si do të përshtatet ai në ligën tonë. Me siguri nuk do të jetë në gjendje t’i fitojë i vetëm ndeshjet, por unë preferoj Messin. Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë”. Ari do të thotë diçka, jo gjithçka”, deklaron Insigne.

Duke luajtur për Napolin në Seria A, sulmuesi italian thotë se ylli portugez mund të hasë në pengesa.

“Mbrojtjet italiane janë të forta, por në një turne të gjatë ne do të shohim. Ndoshta Ronaldo do të jetë i kursyer për në Ligën e Kampionëve, i cili është qëllimi i tij i madh, si edhe i Juventusit. Napoli ka luajtur në 1/8 finale të Champions-it, dy sezone më parë, por Ronaldo nuk mundi të na shënonte asnjë gol”.