Kukësi ‘në dorë’ të kroatëve për sfidën e Championsit me Vallettën

Pas barazimit në ndeshjen e parë me Vallettën në “Loro Boriçi”, Kukësit i duhet të fitojë sot në transfertë, ose të barazojë me gola, për të kaluar në turin tjetër eliminator të Champions League.

Ndeshja e sotme do të gjykohet nga një treshe kroate, me kryesor Igor Pajac, ndërkohë që ndihmës të tij do të jenë Vedran Durak dhe Ivica Modriç.

Pajac është një arbitër i ri në moshë, vetëm 32 vjeç, kështu që edhe përvoja e tij në arenën ndërkombëtare nuk është e madhe.

Në ndeshjet e para eliminatore të Europa League, Pajac ishte arbitër i katërt në Vaduz Levski.