Mosdhënia e dëftesave, debat i fortë Vokshi - Nikolla: S'mund të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është paraqitur sot para Komisionit të Informimit ku duhej të jepte sqarime për tenderin e dështuar të deftesave dhe faktin që ende 420 mijë nxënës nuk i kanë në duar.

Por, ministrja i konsideroi shpifje, akuzat e bëra nga PD-ja, pasi sipas saj, dhënia e dëftesave ishte në proces dhe deklaroi se do ta çonte çështjen në Prokurori.

Nikolla tha: “I jam drejtuar prokurorisë për një akuzë që më është bërë publike, po kjo s’mund të jetë histori shpif shpif se diçka do të mbetet, por histori e njërëzve që po përkushtohen me shpirt. Edhe njëhërë e përsëris se nuk e dëgjuat.....”

Vokshi: Ne kemi shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit....

Nikolla: Përsëris edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm të ligjit.  Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të përgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri në fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo është zgjidhje e një partie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur....

Vokshi i tregon mesazhet: Ja ku thuhet se dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk kishte dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar."