Qëndrimi apo shitja e Mario Mandzukic në dorë të Allegrit

E ardhmja e Mario Mandzukic do të vazhdojë të jetë bardhezi. 32-vjeçari, i cili zhvilloi një Botëror të jashtëzakonshëm me Kroacinë duke u renditur të dytët, konsiderohet shumë i rëndësishëm për projektet afatgjata të Juventusit.

Pavarësisht ofertave të shumta nga skuadrat angleze dhe ato gjermane në drejtim të sulmuesit, “Zonja e Vjetër” i ka refuzuar të gjitha me kërkesë të trajnerit Allegri, i cili e shikon kroatin një pikë të fortë në sulm.