Sërish termet, ja ku ishin lëkundjet gjatë natës

Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga disa lëkundje toke. Kështu, edhe përgjatë natës janë ndjerë lëkundje në Vorë, Fier dhe në Vlorë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 01:41 në Vermik të Vlorës, me magnitudë 1.8. Ndërkohë i dyti u shënua në orën 01:41 në Fier me magnitudë 2, për t’u pasuar me një tjetër në Vorë, në orën 02:24.

Ky i fundit ishte me magnitudës 1.8. Nga tërmetet nuk ka pasur dëme materiale.