Agron Duka kundër djegies së mandateve: Nëse ndodh, kemi zgjedhje të parakohshme dhe Rama...

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është deklaruar kundër djegies së mandateve dhe futjes së vendit në këto kushte, në zgjedhje të parakohshme.

“Çfarë do të arrijmë nëse do të djegim mandatet? Pasi nëse i djegim shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por a është gati opozita? Betejat kryesore për të cilat ajo ka luftuar, Reforma zgjedhore, zhbërjen e lidhjes së politikës me krimin, etj, nuk janë zgjidhur. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme në situatën që jemi opozita ka të njëjtin fat”, ka deklaruar Agron Duka në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Gjithashtu ai ka akuzuar qeverinë për kalimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa ka theksuar se buxheti i shtetit i ka aq para sa për ta rikonstruktuar, ndërsa godina e re duhej të ndërtohej diku tjetër.