Zyrtare/ Manchester United njofton se ka shitur këtë lojtar

Manchester United ka rënë dakord për ta shitur mbrojtësin Daley Blind.

Klubi anglez ka hequr dorë nga shërbimet e holandezit, i cili është transferuar te skuadra e Ajaxit.

Klubi holandez ka pranuar të paguajë 19 milionë euro për ish-lojtarin e tij.

“Manchester United ka rënë dakord me Ajax për transferimin e Daley Blind. Një njoftim i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, shkruan Manchester United në faqen zyrtare.

Holandezi ishte lënë jashtë skuadrës së Unitedit për turneun para sezonit të SHBA-së, duke sinjalizuar se tashmë do të largohet prej “Djajve të Kuq”.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur 90 paraqitje për klubin anglez, teksa ka shënuar katër gola në të gjitha kompeticionet.