Do të sqarojë detyrat e shtëpisë që ka lënë BE, komisioneri Hahn zbarkon në Tiranë

Pas shtyrjes për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, Komisioneri për Zgjerim në BE Johanes Hahn do të nisë këtë të martë takimet me zyrtarët e Shqipërisë dhe Shkupit.

Në këtë tur ballkanik, Hahn do të sqarojë hapat që duhen ndërmarrë për procesin scrining për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila do të shërbejë si një sfidë përgatitore për hapjen e negociatave në qershor 2019.

Në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Meta, me kryeministrin Rama si dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Në deklaratën e dhënë për mediat, nuk ka parashikuar takime me përfaqësues të opozitës