E martë, priten shira në Ultësirën Perëndimore
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar e presionit të Lartë (A) atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë i cili do të kushtëzojë fillimin e javës në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.
Dita e martë, 17 korrik moti do të jetë me alternime kthjelliemsh dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore ku nuk do të mungojnë edhe rebeshe të shkurtra. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1.0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe maxZonat malore 16/29°C
Zonat e ulëta 19/32°C
Zonat bregdetare 20/32°C