17 Korrik, ja ngjarjet e rëndësishme të ndodhura në këtë datë

Sot data shënon 17 Korrik. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

1821 – Spanja ia dorëzoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës Floridën.

1898 – Ushtarët spanjollë në Santiago të Kubës iu dorëzuan forcave amerikane gjatë Luftës spanjolle-amerikane.

1917 – Derisa Britania ndodhej në luftë me Gjermaninë, familja mbretërore britanike ndërroi mbiemrin nga Saxe-Coburg Gotha në Windsor.

1945 – Presidenti amerikan Harry S. Truman, lideri sovjetik Josef Stalin dhe kryeministri britanik Winston Churchill filluan takimin në Potsdam gjatë samitit të fundit të aleatëve të Luftës së Dytë Botërore.

1955 – U hap Disneyland në Anaheim të Kalifornisë.

1967 – Saksofonisti dhe kompozitori i muzikës jazz, John Coltrane, vdiq në moshën 40-vjeçare.

1979 – Presidenti i Nikaraguas, Anastasio Somoza, dha dorëheqjen dhe iku në ekzil në Miami.

1996 – Një aeroplan “Boeing 747” që ishte nisur drejt Parisit, eksplodoi dhe u përplas në New York, pak pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Të 230 personat në bord humbën jetën.

2000 – Bashar Assad, i biri i Hafez Assadit, u bë presidenti i 16-të i Sirisë.

2005 – Tribunali Special për Irakun paraqiti rastin e vet të parë kundër Saddam Husseinit, për masakrën e shiitëve të vitit 1982.

Më 17 korik vriten mbi 200 civil shqiptar gjatë luftimeve në Rahovec (Kosovë)

Lindje

1888 - Shmuel Yosef Agnon, shkrimtarë izraelitë, Nobelist

Ramiz kabashi

Vdekje

1790 - Adam Smith, babai i Ekonomisë Politike