Barcelona pranë nënshkrimit me këtë sulmues

Barcelona vazhdon të insistojë në nënshkrimin e yllit të Chelsea, Willian.

Sulmuesi anësor i Brazilit, Willian mund të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Chelsea pas ardhjes së trajnerit Maurizio Sarri.

Është Barcelona që po kërkon transferimin e tij në ‘Camp Nou’.

‘MundoDeportivo’ raporton se javën tjetër do të ketë kontakte të reja dhe konkrete mes Barcelonës dhe Chelsea, ku mund të finalizohet edhe ky transferim.

Willian është pjesë e Chelsea që nga viti 2013, ku ishte transferuar nga Anzhi Makhachkala i Rusisë.