Chelsea e gatshme të shesë Hazard, vetëm nëse Reali paguan kaq miliona

Eden Hazard mund të largohet nga Chelsea.

Real Madrid është duke kërkuar me ngulm një zëvendësues të larguarit Cristiano Ronaldo, i cili tashmë është transferuar te italianët e Juventusit.

Por, sipas gazetës amerikane “The Times” ekipi londineze është duke kërkuar një shumë të majme të parave që kap shifrat 200 milionë sterlina (226.5 milionë euro). Pak a shumë atë që PSG i pagoi Barçës një vit më parë për Neymarin.

Mesfushori theksojmë se ka kontratë të vlefshme edhe për dy vite me anglezët ndërsa kohët e fundit ka refuzuar ta vazhdoj marrëveshjen me Chelsean.