Ronaldo flet për Topin e Artë, zbulon fituesin e madh!

Cristiano Ronaldo është prezantuar zyrtarisht sot si lojtari më i ri i Juventusit

Ai gjatë konferencës për media ka folur edhe për Topin e Artë, ku ka thënë se dëshiron edhe një të tillë, por këtë herë me fanellën e Juventusit.

“Dua të fitoj dhe gjithmonë që të jem më i miri. Ndoshta unë mund të fitoj një tjetër top të Artë në Juventus, por nuk është prioriteti im”, tha fillimisht Ronaldo.

“Të luash në Itali nuk është e lehtë. Ndihem mirë, shumë i motivuar, i emocionuar dhe nuk mund të pres që të fillojmë kampionatin dhe të fitojmë.”

“Unë nuk kam rivalitet me askënd, kjo nuk është mënyra ime e jetës. Ne do të përpiqemi të mundim të gjithë, që gjithmonë të fitojmë. Gjithkush i mbron ngjyrat e fanellës dhe në fund do të shohim se kush do të zgjidhet më i miri”, përfundoi ai.