Mbytet në Shëngjin, 30-vjeçari nga Elbasani

Një tjetër person është mbytur sot në plazhet shqiptare.

Viktimë e radhës është 30-vjeçari me inicialet M. I., nga Elbasani. Ai është mbytur në afërsi të Portit të Shëngjinit.

Trupi i pajetë i tij, u gjet rreth orës 09.45.

Informacion paraprak

Më datë 16. 07. 2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat” , është gjetur i mbytur në det shtetasi M. I,.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.