Vizita të enjten në Prishtinë, a do të sjellë Avramopoulos lajmin për vizat

Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, të enjten do të qëndrojë në Prishtinë.

Zyrtari i lartë i BE-së, gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave, raporton KTV.

Ai do të ketë një sërë takimesh, duke përfshirë atë me presidentin Hashim Thaçi.