Misioni i BE në Maqedoni, Hahn neser në Shkup

Në Qeverinë e Maqedonisë kanë konfirmuar se nesër në Shkup do të arrijë për vizitë euro-komisari Johanes Hahn, kur edhe formalisht po fillon procesi i vezhgimit dhe vlerësimit, i cili duhet të tregojë nëse është Maqedonia mjaftueshëm e pjekur që ti fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Pjesa e parë e këtij procesi është sqaruese, në të cilën Maqedonia dëgjon pozicionet e Komisionit Evropian, në raport me atë se çfarë duhet të bëjë Maqedonia në procesin e bisedimeve, që më pas të rikthehet prapa dhe të bëjë përllogaritje deri ku është vendi në rrugëtimin e saj euro-atlantik.