", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

E turpshme/ Një femër ‘kapet mat’ duke vjedhur medaljen e Botërorit (VIDEO)

Pamjet e Kombëtares franceze të futbollit duke festuar Kupën e Botës kanë bërë xhiron e botës, por në momentin e festimit pati diçka që ra në sy më shumë se gjithçka tjetër.

Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë disa imazhe ku shihet një femër e cila merr një medalje kampioni dhe e fut në xhepin e saj.

Nuk dihet qëllimi i këtij veprimi dhe identiteti i kësaj gruaje, por ajo ishte një nga personat që kishte për detyrë t’i jepte medaljet Presidentit rus Vladimir Putin dhe Gianni Infantinos së FIFA-s, të cilët më pas ia varnin në qafë futbollistëve.