VIDEO/ Shpërthen makina, shikoni si reagon gruaja që kalon aty pranë

Bagazhi i një makine të parkuar në një zonë të qetë në qendër të qytetit rus Krasnodar, është shkatërruar pasi një bombol e dyshuar e gazit shpërtheu brenda. Një kalimtar ishte me fat pasi i shpëtoi lëndimeve.

Incidenti u kap në video nga një kanal lokal, duke u publikuar në mediat sociale të martën.

Në pamje shihet një grua duke kaluar aty pranë me telefon në vesh, ndërkohë që temperaturat kanë shkuar në rreth 40 gradë. Papritmas, shpërthim i fuqishëm trondit makinën, duke bërë që copëzat të shpërndahen gjithashtu.

Ngrohja mund të jetë shkaktuar për incidentin, pasi bombola e gazit e instaluar në makinë, me sa duket nuk e përballoi dot temperaturën e lartë.