Modriç e Rakitiç shkëmbejnë fanellat me mesazhe prekëse

Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç kane formuar prej vitesh një dyshe historike në mesfushën e Kroacisë që mbërriti këtë vit në finalen e Botërorit. Ndaj nuk është për t’u çuditur që të dy lojtarët kanë menduar që kujtimi më i bukur nga finalja e madhe ishte të shkëmbenin fanellat me njëri-tjetrin.

Pas ndeshjes, dy lojtarët kanë shkruar nga një mesazh urimi për tjetrin duke shkëmbyer më pas kujtimet nga një ndeshje që do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit kroat. Shumëkush i ka cilësuar si dyshja e Botërorit, për mënyrën se si dominonin e kuptoheshin në mesfushë ndaj kundërshtarëve dhe dukej sikur luanin çdo javë përkrah njëri-tjetrit, edhe pse njëri është te Barcelona e tjetri te Real Madrid.

Mesazhi i Modriç për Rakitiç
“Vëllait tim Ivan, nga zemra, krenar që ndaj me ty në fushë momente të mëdha”.

Mesazhi i Rakitiç për Modriç
“Për vëllanë tim Luka, nga zemra, ishte nderi më i madh të ndaja me ty gjithë këtë kohë. Të dua, Raketa”