Griezmann shfaqet në konferencën për shtyp me flamurin e Uruguait. Arsyeja

Antoine Griezmann i habiti të gjithë.

Teksa gjendej në konferencën për shtyp pas fitores në finale me Kroacinë, u ngrit nga vendi i tij dhe shkoi të marrë një flamur të Uruguait, që më pas e hodhi edhe mbi shpinë.

Në fakt, e gjithë historia nis me deklaratën e francezit, para se të përballej me Uruguain në çerekfinale, ku Griezmann tha se ndihej gjysmë-uruguaian, pasi kishte tek skuadra e Atletikos, edhe shokë nga ajo kombëtare.

Por, ishte Luis Suarez, që iu kthye Griezmannit, duke i thënë se ai nuk e ka idenë çfarë ndjesie është të jesh uruguaian.

Mesa duket, Griezmann i ka vazhduar “thumbat” edhe tani, që vendosi të vendoste një flamur të Uruguait mbi shpinë.